Sports‎ > ‎

Guardiola

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se ai frikësohet për një befasi të mundshme në ndeshjen ndaj Levantes të shtunën mbrëma.
“Gjithmonë ekziston rreziku për të dështuar pas pushimeve, ashtu sikurse viteve të kaluara ndaj Mallorcas dhe Villarrealit, por gjëja e mirë në gjithë këtë është se kam pasur kohë ta analizoj kundërshtarin. Nuk mendoj se Levante është ekip që meriton të largohet nga elita e futbollit spanjoll sepse ka arritur rezultate të mira në shtëpi”.

“Ne do të gabonim po që se do të paramendonim se do të jetë ndeshje e lehtë, me faktin se ata kanë humbur 8-0 nga Real Madridi në Copa del Rey. Ajo ishte garë tjetër dhe mendoj se ata kanë harruar këtë, ndërsa ne duhet të jemi të kujdesshëm me secilin ekip që vjen në Camp Nou”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/
Comments